Vrasja në Krujë/ U gjet e djegur pak kilometra larg vendngjarjes, makina rezulton e vjedhur. Brenda saj u gjetën tre armë

KRUJË

Detaje të reja për vrasjen e 46-vjeçarit Ramazan Sino dhe plagosjen e nipit të tij 13-vjeçar në fshatin Larushk të Krujës mesnatën e kaluar.

Pak kilometra larg shtëpisë së Gentjan Bejtjas ku ndodhi dhe atentati u gjet e djegur dhe makina e përdorur nga autorët.

Makina E Djegur Ne Fushe Kruje
Makina E Djegur Ne Fushe Kruje

Gazetari Andi Shota raportoi për “” se autovetura tip “Golf 5” pa targa me benzinë e gaz sipas burimeve rezulton e vjedhur.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, makina është djegur totalisht, teksa brenda saj janë gjetur 3 armë zjarri tip kallashnikov.

Policia po heton në disa pista për atentatin, teksa dyshohet se shënjestra ishte pikërisht Gentjan Bejtja, një emër i njohur për policinë.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×