Fëmijët i bashkohen aktiviteteve të kampit veror në parkun e madh të Liqenit Artificial

Fëmijë të moshave të ndryshme i janë bashkuar aktiviteteve në kampin Veror që po zhvillohet në parkun e madh të Liqenit Artificial në Tiranë.

Kampi i cili organizohet nga Bashkia e Tiranës, përfshin një sërë aktivitetesh dhe lojërash të ndryshme për argëtimin e fëmijëve përgjatë verës.

Ai ka nisur të zhvillohet nga data 26 qershor dhe do të vijojë deri në datën 21 korrik.

Çdo ditë fëmijët zhvillojnë aktivitete të ndryshme bashkë me profesionistë të fushave të ndryshme të cilët ndajnë përvojën e tyre me fëmijët.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×