Qeverisje vendore efektive, Veliaj rikonfirmon angazhimin për bashkëpunim me socialdemokratët gjermanë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj rikonfirmon angazhimin për bashkëpunim me socialdemokratët gjermanë.

Në twitter, Veliaj ka shpërndarë postimin e ish-kryebashkiakut të Bremenit në Gjermani, Carsten Sieling i cili i është përgjigjur pozitivisht ftesës së tij për t’u bërë pjesë e aktivitetit “Forcimi i demokracisë. Parimet socialdemokratike për një qeverisje vendore efektive”.

“E majta progresive e Shqipërisë fitoi 55 nga 61 bashkitë. Si Kryetar i Unionit të Kryetarëve të Bashkive, mezi pres të nis rrugëtimin e tyre së bashku me miqtë tanë socialdemokrat gjermanë”, thekson Veliaj.

Ndërsa Sieling shprehet në postimin e tij në twitter se do t’u paraqes kryebashkiakëve të sapozgjedhur shqiptarë parimet e politikës socialdemokrate për qytetet dhe bashkitë.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×