“Të qënit te PSG nuk të ndihmon për të fituar”. Kjo ishte fjalia e Kylian Mbappe, që revoltoi jo vetëm tifozët, por edhe grupin e lojtarëve të skuadrës nga Parisi.
Sipas RMC Sport, gjashtë lojtarë të PSG kanë dalë kundër Mbappe dhe për këtë arsye kanë vendosur t’i dërgojnë një mesazh Presidentit Al-Khelaifi.
“Kjo është një fyerje për të gjithë klubin” – Ishte mesazhi i gjashtë futbollistëve. Sipas asaj që shkruhet, tek këta 6 lojtarë, 2 prej tyre janë blerjet e reja të klubit (Nuk dihet kush është mes Skriniar, Asensio apo Ugarte). E ardhmja e Mbappe mbetet të sqarohet në vijim.
()