VIDEO/ Panik në plazhin e Lezhës, pushuesit shpëtojnë nga mbytja një person, transportohet në spital

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në plazhin e Tales në Lezhë, pasi një pushues është shpëtuar nga mbytja.

Raportohet se ai rrezikoi të mbytet si pasojë e dallgëve të forta në det, por ka qenë ndërhyrja e menjëhershme jo vetëm nga vrojtuesit e plazhit, por edhe pushues të tjerë apo punonjës të lokaleve përreth që kanë ndihmuar në nxjerrjen e tij nga uji.

Atij i është dhënë menjëherë ndihma e parë, ndërsa më pas është transportuar me ambulancë drejt spitalit rajonal të Lezhës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×