“Mërtiri ka përfituar kontrata publike para shumë vitesh”, gazetarja e BIRN: Ahmetaj ka qenë në dijeni, angazhohej për takimet me kryebashkiakët

Gazetarja e BIRN, Aleksandra Bogdani, e ftuar në në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj.

Bogdani u shpreh se Mirel Mërtiri, i cili dyshohet gjerësisht si bashkëpunëtor i ish-ministrit në aferën e inceneratorëve, së bashku me grupin e tij ka punuar me bashkitë socialiste shumë vite më parë duke përfituar kontrata publike për vendosjen e matësve elektronikë për ujësjellësit.

Sipas saj asokohe Mërtiri ka përfituar kontrata publike në 6 bashki, duke rrënuar kështu ujësjellësit e këtyre bashkive.

Ajo shtoi se Ahmetaj ka qenë në dijeni të këtyre bizneseve dhe angazhohej në mënyrë aktive që Mërtiri të takohej me kryebashkiakët socialistë të asaj kohe.

“Mërtiri bashkë me grupin e vetë punonte me bashkitë socialiste sepse kishte marrë kontrata për vendosjen e matësave elektronikë. Ishin rreth 6 bashki asokohe dhe pati hetime për këtë aferë që disa ujësjellës i rrënoi fare. Ajo që shohim tani është se Ahmetaj ishte në dijeni të këtyre bizneseve dhe angazhohej në mënyrë aktive që Mërtiri të takohej me kryebashkiakët socialistë”, u shpreh Bogdani.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×