Opozita kërkon miratimin e kërkesës për arrestimin e Ahmetajt, momente tensioni edhe brenda PS-së. Xhafaj debat me Braçen

Situata e tensionuar në Kuvend paraditen e sotme nuk ka përfshirë vetëm maxhorancën me opozitën, por edhe deputetë të maxhorancës me njeri-tjetrin.

Në një video të siguruar nga Arena e Lajmit, shihet ish ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj që debaton ashpër me deputetin Erion Braçe.

Për shkak të zhurmës së krijuar, nuk kuptohet se cili është thelbi i debatit mes dy deputetëve socialistë, por e gjithë skena e krijuar ndodhi gjatë kohës ku opozita kërkonte futjen në rend të ditës së kërkesës për arrestimin e Arben Ahmetajt.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×