“Deputetët e PS u futën në WC e Kuvendit dhe miratuan ligjin për kanabisin”, Koreshi: Rama duhet të vinte në sallë, jo të bënte statuse nga Dhërmiu për Kosovën

Deputeti i Partisë Demokratike, Sajmir Koreshi tha në një intervistë për News 24 se maxhoranca teksa shtynte miratimin e kërkesës për arrestimin e Arben Ahmetajt, miratoi me urgjencë projektligjin për legalizimin e kanabisit.

Sipas tij deputetët socialistë të komisionit të Ligjeve u mblodhën në një nga zyrat e Kuvendit që ai e quajti WC dhe pa asnjë kamera dhe procesverbal miratuan draftin e ardhur nga qeveria.

Jeni të kënaqur me seancën që do zhvillohet nesër?

Jemi pjesërisht të kënaqur, por kërkesa jonë për kërkesën duhet të hidhej në votim.

Ishit jashtë rendit të ditës?

Ka pasur raste të tjera kur është votuar me ngritje dore. Shqiptarët këtë ditë po presin. Ka turp më të madh kur janë vjedhur 430 milionë euro dhe është arratisur ish-zv.kryeministri i Shqipërisë. Kryetarja e Kuvendit ka detyrim ligjor të thërrasë kryeministrin kur deputetët e kërkojnë, ai rri në Dhërmi dhe bën statuse për sherrin në Kosovë. Ne prisnim sot që të ishte kryeministri, të futej kërkesa në rend dite dhe të votohej. Ne raportin e kemi paraqitur që dje. A e dini ju që sot ka kaluar ligji për kanabisin në kundërshtim me ligjin?

Nuk ishte në rend të ditës?

Po. O burra këto ditë të nxehta të rrisim kanabisin. U futën deputetët në një ËC të Parlamentit, pa kamera, pa procesverbal dhe bënë mbledhjen e Komisionit. Për këto paska shpejtësi, për këtë tjetrën të Ahmetajt, duhet të presim 4-5 ditë. Kalojmë dhe fundjavën me diell dhe pastaj mblidhedhim. Rama duhet të kishte ardhur dhe të kërkonte falje para shqiptarëve se e kishte nxjerrë Ahmetajn si trurin e qeverisë së tij.

Çfarë ndodhi këto dy ditë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve që ne nuk i dimë?

Avokatët morën kohë për t’i ardhur në ndihmë Ahmetajt, kushedi çfarë mendje ka ai. Ata thanë që ai nuk ka lidhje me këtë aferë, ndërkohë që aty ka mijëra gjëra. Avokatët e Ahmetajt trumbetonin se me këtë lloj gjykate të posaçme ai nuk mund të vijë se ne nuk kemi besim e ajo gjykatë. Ndërkohë që deri dje flisnin për super reformë në Drejtësi. Një zv.kryeministër që ka trumbetuar gjatë gjithë kohës pseudoreformën, tani del dhe thotë që nuk ka besim te këta gjyqtarë. Ai duhet të ishte dinjitoz dhe të linte mandatin.

Kush ka përgjegjësi për arratisjen e tij?

Përgjegjësia mbetet jetime. SPAK nuk ka mundësi ta arrestojë.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×