Gurishta shkëlqen në Bullgari, skuadra e mbrojtësit shkodran e fillon kampionatin me fitore

CSKA 1948 Sofia e Erdenis Gurishtën e ka filluar kampionatin bullgar në mënyrën më të mirë të mundshme. Bardhekuqtë mposhtën ditën e sotme nënkampionët e Levski Sofias, me rezultatin 1-2 në duelin e vlefshëm për javën e parë.

Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Rikardinjos, ndërkohë që ekipi i futbollistit shqiptar, përmbysi gjithçka në minutat 41 dhe 80 me golat e Pedrinjos dhe Heliton.

Vlen të theksohet se Gurishta ishte titullar në këtë përballje, duke bërë një performancë fantastike, teksa me ndërhyrjet e tij të sakta dha një kontribut të çmuar në këtë triumf. Në sfidën e radhës CSKA 1948 Sofia do të presë në shtëpi ekipin e Pirinit.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×