Nga qejfmbetja në finalen e Stambollit, te flirti me Juventus në orët e fundit, si u prish dashuria mes Interit dhe Lukakut

Romelu Lukaku dhe Interi i kanë dhënë lamtumirën njëri-tjetrit. Në mënyrë përfundimtare, me sa duket, pa mundësi ribashkimi. Një zhvillim i bujshëm në lidhje me qendërsulmuesin belg, pikërisht kur planetët dukej se ishin rreshtuar për rikthimin e shumëfishtë të tij në Milano.

Pikërisht kur oferta e zikaltërve ishte pranuar nga Chelsea erdhi kthesa e papritur nga askush. Ato ishin orë plot tension, mes të premtes në mbrëmje dhe të shtunës. Lukaku që nuk i përgjigjej më Interit, klubi filloi të nervozohej, Juventusi shfaqej në prapavijë. Dhe pastaj thyerja, e cila siç u përmend tani është e pashërueshme.

Dhe kjo, sipas “Gazzetta dello Sport”, nis nga larg. Sa larg? Të paktën një muaj më parë, për të qenë të saktë. Më 10 qershor 2023, nata e finales së Champions League, zikaltrit humbën me nder 1-0 kundër Manchester Cityt.

Ishte nata në të cilën Lukaku erdhi nga pankina në lojë, u aktivizua gjatë ndeshjes dhe pati kohë për të regjistruar disa “fatkeqësi” para portës kundërshtare. Gjëra mjaft të hidhura, as nuk keni nevojë t’i mbani mend në detaje.

NË STAMBOLL – Përçarja, sipas “Gazzetta”, ndodhi pikërisht në “Ataturk”. Lukaku shpresonte të fillonte nga fillimi kundër Manchester City. Në vend të kësaj, Simone Inzaghi u mbështet te Edin Dzeko, i çiftuar me Lautaro Martinez në sulm. Ashtu siç kishte bërë edhe në episodet e mëparshme të Champions League.

“Për Lukakun, – shkruan “Gazzetta”, – stoli kundër City në finalen e Ligës së Kampionëve ishte pengesa e fundit e një pjese të dytë të sezonit që ai ëndërronte të ishte ndryshe, veçanërisht pasi përfundimisht u rikthye në formë, pasi kishte gjetur formën fizike dhe golat”.

Lukaku i fazës së fundit të sezonit 2022-2023, në fakt ishte dukur si një lojtar i rilindur. Më në fund i lirë nga problemet fizike që kishin kushtëzuar muajt e mëparshëm, nga kujtimi i një Botërori të tmerrshëm, nga ndeshjet e humbura dhe nga ato që shiheshin më së shumti nga pankina. Ai nuk ishte ende Lukaku i periudhës 2-vjeçare me trajnerin Conte, por po i afrohej. Dhe në vend të kësaj…

NJË ROL JO MË QENDROR – Lukaku, i cili u kthye tek Interi në huazim sezonin e kaluar, për të riformua “Lu-La” shkatërruese që i dha Antonio Contes titullin në vitin 2021, u kalua në hierarki shpejt nga Dzeko. Dhe problemet fizike të vazhdueshme të muajve të parë në Milano, siç u përmend, vetëm sa e përkeqësuan situatën tashmë të pasigurt.

Kështu, në fund, kundër të gjitha gjasave, boshnjaku mbajti pozicionin e startuesit. Gjithmonë në fushë nga minuta e parë në ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, duke përfshirë gjysmëfinalen e dyfishtë të Champions League kundër Milanit dhe më pas finalen kundër Manchester City.

Në të njëjtën ishte kohë i aftë për të qenë gati, siç tregohet për shembull nga fitorja dhe “putra” e tij në derbin e parë gjysmëfinal. “Kur kishte shumë rëndësi, – shkruan “Gazzetta”, – Inzaghi ka zgjedhur gjithmonë Dzekon dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer kurrë Lukakut. Përtej fjalëve të fasadës, mendimi i vërtetë, që në fund, veçanërisht në Evropë, llogarit rezultatin e ekipit, Lukaku u ndje i braktisur, i lënë mënjanë”.

Me pak fjalë, dy vitet e para tek Interi u vendosën në “papafingo” për t’i lënë vend një konteksti të ri dhe të papritur: Lukaku, zgjedhja e dytë. Intoleranca e belgut filloi të rritet, derisa arriti kulmin e saj në Stamboll. Acarimi shkoi deri në zhvillimet e fundit të bujshme, të cilat tani mund ta çojnë Romelu te Juventusi, krye rivali i bardhezinjve në histori.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×