“Kam ndërhyrë tri herë mes Tares dhe Sarrit”, Lotito mirënjohës Iglit: U largua vetë, 18 vite bashkë, mik i madh

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, ka dhënë një intervistë të gjatë për “Corriere dello Sport”, në të cilën ka trajtuar çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me klubin bardhekaltër, duke përfshirë ndarjen me Igli Taren pas 18 vitesh bashkëpunim, shitjen e Sergej Milinkoviç-Savic në Arabinë Saudite dhe perspektivat e merkatos.

Lotito u ndal të marrëdhënia me Taren, duke theksuar se nuk ishte ai që mori vendime, por vetë ish-drejtori sportiv shqiptar vendosi të largohej. Ai theksoi lidhjen e fortë njerëzore dhe profesionale që i bashkoi ata për 18 vite dhe shprehu keqardhjen për largimin e tij:

“Unë nuk hoqa dorë nga ai, Igli u largua vetë dhe më vjen keq për këtë në nivel personal, njerëzor. 18 vite bashkë, mik i madh dhe njeri i biznesit në futboll. Një ditë më telefonoi dhe më tha se donte të largohej dhe se ishte mirënjohës për gjithçka që i kisha dhënë”.

Megjithatë, ish-drejtorit sportiv shqiptar nuk i kishte pëlqyer ardhja e Fabianit, çka duket e shtyu të largohej. Presidenti bardhekaltër sqaron: “Fabiani nuk ka të bëjë me këtë… Ka pasur keqkuptime mes Sarrit dhe Iglit; i pari fondamentalist, i dyti i ngurtë. Më është dashur të ndërhyja tri herë në përplasjet mes tyre”.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×