Napoli ndërhyn në merkato, portieri i njohur firmos me kampionët e Italisë

Napoli po lëviz në merkato. Klubi kampion i Italisë ka huazuar edhe për një vit portierin, Pierluigi Gollini, kartoni i të cilit zotërohet nga Atalanta.

Në edicionin që kaloi, “gardiani” Gollini luajti për napoletanët 4 ndeshje. Italiani, më parë, ka qëndruar në mesin e shtyllave të skuadrave si Verona, Aston Villa dhe Fiorentina. Napoli do të synojë të bëjë një merkato sa më të mirë, në mënyrë që të mbrojë kështu titullin kampion të fituar në Serie A!

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×