Aksident në Kavajë, përplasen dy automjete, plagoset rëndë një prej shoferëve

Një aksident është shënuar pak momente më patë në lagjen numër 2 në Kavajë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetër, e për pasojë ka mbetur i plagosur një prej shoferëve.

Një mjet tip ‘Benz’ me targa AB 598 BI me drejtues K.M., është goditur nga drejtuesi i mjetit po tip ‘Benz’ me targa AA 582 PL me drejtues F.S. Mësohet se ky i fundit ka pësuar dëmtime në kokë dhe është nisur drejt spitalit të Kavajës e më pas drejt atij të Durrësit për kujdes mjekësor.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×