Shkaktoi aksidentin ku u plagos bashkëshortja e tij, arrestohet pas dy ditësh 32-vjeçari nga Gjirokastra

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës, pasi dy ditë më parë duke i dhënë mjetit të tij ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse. Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur e plagosur bashkëshortja e tij.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin J. V., 32 vjeç, banues në Nepravishtë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi më datë 17.07.2023, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga duke u përplasur me barrierat mbrojtëse. Si pasojë e këtij aksidenti u dëmtuan drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja, shtetasja E. V., 30 vjeçe (bashkëshortja e 32-vjeçarit).

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×