Aksident në aksin Vlorë-Kuç, përplasen ‘kokë më kokë’ dy makina, plagoset një e moshuar

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:20, në aksin rrugor Vlorë – Kuç, në fshatin “Tërbaç”, shtetasi H. R., duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me automjetin tip “Jaguar” që drejtohej nga shtetasi J.Dh.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja që ndodhej në automjetin tip “Benz” , shtetasja H. Xh., 70 vjeçe, banuese ne fshatin “Kallarat” , e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të aksidentit.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×