Zbulohet propozimi i Alibeajt: Në dy raunde të propozojë opozita Presidentin, në raundin e katërt…

Whatsapp Image 2022 05 18 At 11.39.13 Am

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeajn ka bërë propozimin e tij gjatë bisedimeve me të gjitha grupet parlamentare, për përzgjedhjen e Presidentit të ri.

Ai tha se dy raundet, përkatësisht, i 2-i dhe i 3-i t’i takojë opozitës, për të bërë ata propozimet e tyre. Alibeaj tha që Presidenti të zgjidhet pikërisht në këto raunde, duke shtuar se për të kaluar në raundin e 4-t apo të 5-ë, nuk do të ketë më sens, pasi maxhoranca ka votat për ta zgjedhur e vetme kreun e ri të shtetit.

“Që të mos jetë vetëm një propozim ekskluziv i yni, ju do të ankoheshit. Po tregohemi më të gjerë se sa kaq. Ne propozojmë një numër të caktuar kandidaturësh duke iu lënë edhe juve hapësirën për të marrë pjesë në proces. Vetëm kështu është procesi i përbashkët. Më the a i kemi 20 firmat? Kushtetutën dimë ta lexojmë të gjithë, nëse ecim me logjikën e 20 firmave nuk kemi pse mblidhemi fare këtu. Jo. Ky nuk është proces.

Kjo është që secili të qëndrojë në pozicionet e veta. Procesi të jetë hap pas hapi i përbashkët. Duke qenë i përbashkët në kushte barazie, natyrshëm do t’i takojë interesit publik, shqiptarëve. E vetmja gjë për këtë dokument dhe qëndrim tonin është propozimi në ato dimensione t’i takojë opozitës. Në raundin e dytë dhe të tretë, i katërti dhe i pesti s’kanë më sens. Nëse thua që do propozoni, por do të propozoni dhe ju, s’po thoni asgjë. Lojë me propozime konsensuale”, tha Alibeaj.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×