Sezoni veror, drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Emigracionin: Kemi marrë masa afatgjate për sigurinë e qytetarëve në tokë dhe det

Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Emigracionin, Saimir Boshnjaku në një lidhje live përmes SKYP-it ka folur për sigurinë gjatë sezonit veror.

Boshnjaku u shpreh se janë marrë masa afatgjate në mënyrë garantimi i sigurisë së qytetarëve dhe se çdo institucion është duke bërë punën e vetë.

“Aktualisht ndodhemi në kulmin e sezonit turistik. Janë marrë masat afatgjata të nevojshme në mënyrë që ta menaxhojmë në myhyrë sa më të mirë të mundshme. Doja të theksoja se puna përgatitore nga institucionet e tjerë është bërë shumë e mirë. Kemi marrë masat në kufirin blu dhe atë tokësor. Nga policia e Shtetit ka pasur angazhim maksimal. Çdo institucion po bën detyrën e vetë. Edhe policia Kufitare ka bërë një plan masash për kufirin tokësor detarë detar. Një nga arritjet më të mëdha ka qenë menaxhimi i hyrjeve dhe daljeve. Çdo institucion ka marrë detyrimet e veta për të zgjidhur ato problematika që ka për detyrë. Operacionet që ne kemi ndërmarrë në det dhe në male, lidhur me shtetasit që kanë humbur drejtimin, kanë rezultuar të mbytur, rezultatet kanë qenë të prekshme. Çdo subjekt që nuk ka përmbushur sigurimet, janë ndëshkuar me qëllim që të rritet siguria ndaj qytetarëve. Prioriteti ynë është që të sensibilizojmë qytetarët për të batuar rregulluat në mënyrë që të garantohet siguria e tyre”, u shpreh Boshnjaku.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×