Reshjet të forta shiu e breshëri, shkatërrohen ura e rrugë në fshatrat e Gramshit. Dëme të mëdha në bujqësi

Një stuhi breshëri dhe shiu të rrëmbyer gjatë orëve të pasdites së djeshme shkaktoi dëme të mëdha në disa fshatra të Njësisë Administrative Kukur në Gramsh.

Në fshatrat Kukur, Rovje, Gribë Irmath dëmet janë të mëdha në vreshtari si dhe tokat e mbjella me kultura të ndryshme bujqësore.

Dëmtime të mëdha ka pësuar edhe akset rrugore që lidh fshatrat me qytetin.

Në aksin rrugor Rovje-Gramsh disa përrenj kanë dalë nga shtrati, prurjet e shumta kanë sjellë inerte e shkëmbinj të përmasave të mëdha të cilët kanë shkatërruar edhe urën automobilistike që lidh qendrën administrative Kukur me zonën e Mokrës në Pogradec.

As linjat e furgonëve dhe autobusëve që lidhin fshatrat me qytetin nuk kanë qarkulluar.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×