I vodhi para babait të tij në banesën e tyre, pranga 34-vjeçarit në Kukës

Një 34-vjeçar është arrestuar paraditen e sotme pasi i ka vjedhur babait të tij  60000 lekë në banesën e tyre.

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale Sh. M., 34 vjeç, banues në Kukës. Sakaq mësohet se disa ditë ky shtetas vodhi shuma parash dhe bizhuteri floriri, në një banesë tjetër në Kukës.

Njoftimi i policisë:

Kukës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Next room”, kundër veprimtarisë kriminale të vjedhjes.

I vodhi 60 000 lekë, babait të tij, në banesën e tyre, kapet dhe arrestohet 34-vjeçari dhe i sekuestrohet një pjesë e parave të vjedhura.

Disa ditë më parë, ky shtetas vodhi shuma parash dhe bizhuteri floriri, në një banesë tjetër në qytetin e Kukësit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, të kryera pas kallëzimit të një shtetasi se djali i tij i kishte vjedhur në banesën e tyre, një shumë parash, është finalizuar operacioni policor i koduar “Next room”, në kuadër të të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi Sh. M., 34 vjeç, banues në Kukës.

Në momentin e arrestimit, 34-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan, 40 000 lekë që dyshohet se ia ka vjedhur babait të tij, në banesën e tyre.

Nga hetimet rezulton se disa ditë më parë, në një banesë tjetër në qytetin e Kukësit, shtetasi Sh. M. ka vjedhur 70 000 lekë, 500 euro dhe disa bizhuteri floriri.

Vijojnë veprimet hetimore për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×