Partizani fluturon drejt Kazakistanit, të kuqtë nuk janë favoritë ndaj Astanës

Partizani ka fluturuar drejt Kazakistanit dy ditë para ndeshjes me Astanën, kampionen e këtij vendi. Të kuqtë, pasi kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore paraditen e së martës, rreth mesditës, me një avion charter kanë fluturuar drejt lindjes.

Një udhëtim i gjatë dhe i kushtueshëm, por shkohet me bindjen për të marrë një rezultat pozitiv dhe premtues, në mënyrë që në ndeshjen e kthimit të arrihet kualifikimi për në grupet e Conference League.

Kjo është hera e parë që Partizani ndeshet me një ekip kazak, që përkon për herë të parë në play-off, por nuk është favorit, të paktën për ndeshjen e parë. Fitorja e Astanës kuotohet me 1.65, ndërsa ajo e Partizanit me 5.25.

E pritshme kjo, pasi ekipi kazak vërtet ka një histori të shkurtër në Kupat e Evropës, por regjistron 90 ndeshje, ku kulmi ishte 7 vjet më parë me pjesëmarrjen në grupet e Champions League. Aktualisht vlera e Astanës është pak më shumë se 14 milionë euro, ndërsa Partizani vlen 6.3 milionë.

Gjithsesi, demat nuk shkojnë të dorëzuar në këtë transfertë të vështirë, por me besim për të dhënë më të mirën, edhe pse vendasit njihen botërisht që në shtëpi janë shumë të fortë. Ndeshja do të luhet të enjten në 16:00 me orën shqiptare, ndërsa kthimi një javë më pas në “Elbasan Arena” .

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×