Masanga Matondo është transferuar te Hatayspor. Lajmi është dhënë nga klubi turk, nëpërmjet rrjeteve sociale. Mesfushori, në sezonin që kaloi, ka luajtur 29 ndeshje me Partizanin.
“Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me klubin turk Hatayspor për trasferimin e lojtarit Masanga Matondo. Kampionët e shqipërisë kanë konkretizuar sot marrëveshjen për transferimin me titull definitiv te mesfushorit 24 vjeçar te Hatayspor skuadër e cila këtë seson është pjesë e Superligës turke” – Tha ai.
()