Kryeministri Edi Rama, në një postim në Facebook, ka reaguar lidhur me hedhjen e inerteve në rrugë nga automjetet e tonazhit të rëndë.
Rama shprehet se t’i hedhësh pa kokëçarje mbetjet inerte në rrugë nuk është thjesht papërgjegjshmëri naive, por dashakeqësi për sigurinë e makinave që kalojnë aty, për banorët, për ekipet e pastrimit që duhet të bëjnë një punë të dyfishtë në normalizimin e situatës pas një skandali të tillë.
Më tej kreu i shtetit shprehet se policia e Shtetit po monitoron terrenin për të gjitha rastet e ndotjes së rrugëve, “nga shishja më e vogël deri tek paturpësi të tilla, dhe me dorë të hekurt s’do të falë asnjë që ndot pasurinë tonë të përbashkët”.