Zgjedhja e Presidentit, Berisha: Farsë e Ramës me pseudo-opozitarë, kreu i shtetit meriton një procedurë dinjitoze

46fe843e 70d3 4227 Aea2 C2e84d67bd08

Nga Berati, Sali Berisha ka komentuar dhe diskutimet mes pozitës dhe maxhorancës për procedurën e zgjedhjes së Presidentit të ri.

Berisha e ka cilësuar këtë proces si një farsë të kryeministrit Edi Rama me pseudo-opozitar, teksa shton se zgjedhja e kreut të shtetit meriton të bëhet me një procedurë dinjitoze.

“Të votoni për të bërë kontrastin më të madh midis procesit tuaj, burra e gra, djem dhe vajza me ideale fisnike, dhe farsës së tyre që po zhvillon Rama me pseudo-opozitar në zgjedhjen e presidentit, i cili duhet të jetë një njeri i nderuar dhe meriton të zgjidhet jo me një farsë, po me procedurë dinjitoze siç përcakton a kushtetuta”, tha Berisha.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×