Bëhet ekzaminimi i kufomave aliene 1800-vjeçare që shkaktuan zhurmë në botë, eksperti mjeko-ligjor: Nuk janë të montuar

Dy kufomat ‘aliene’ që u prezantuan javën e kaluar në një seancë dëgjimore në Kongresin e Meksikës, i janë nënshtruar testimit, duke përfshirë një skanim CT dhe rreze x.

Eksperti i UFO-ve, Jaime Maussan, prezantoi dy kufomat në Kongres si dëshmi e jetës “jo-njerëzore”. Prezantimi i tij u bë viral dhe është diskutuar gjerësisht nga shkencëtarët.

Zoti Maussan tha se artefaktet e dukshme ishin zbuluar në Peru në vitin 2017 dhe ishin 1800 vjeçare. José de Jesús Zalce Benitez, një mjek ushtarak dhe ekspert mjeko-ligjor, që kreu testet, është shprehur se këto trupa nuk duken të rreme, gjatë videos që tregon ekzaminimin e tij.

Sipas Dr Jose de Jesus Zalce Benitez, drejtor i Institutit të Kërkimit të Shkencave Shëndetësore të Sekretarit të Marinës, trupat i përkisnin një skeleti të vetëm dhe nuk ishin të montuar.

Dr Zalce Benitez tregoi gjithashtu se sipas rezultateve të testeve laboratorike, nuk ka prova për ndonjë montim apo manipulim të kafkave.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×