Vizitoi familjen e një prej mbështetësve të tij, Basha: PD do t’u ofrojë shqiptarëve një model të ri, mbi vlerat dhe aktet e qendrestarëve

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka zhvilluar një tjetër takim me një familje demokrate, ku është takuar me një nga mbështetësit e tij.

në një mesazh të shpërndarë në Facebook, Basha shkruan se Partia Demokratike do t’u ofrojë shqiptarëve një model të ri bazuar mbi vlera dhe aktet e qendrestarëve.

“Një bashkëbisedim miqësor në familjen e Pren Cakës, një aktivist dhe kontributor i pakursyer i PD. Partia Demokratike do t’u ofrojë shqiptarëve një model të ri bazuar mbi vlera dhe aktet e qendrestarëve.

Për ta modernizuar, hapur dhe forcuar familjen tonë politike dhe për ta kthyer në alternativën që presin shqiptarët”, shkruan Basha.

 

 

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×