Simone Inzagi duhet ta ketë tani të qartë formacionin që do të zbresë në fushë për finalen e Kupës së Italisë dhe rikthimi i Alesandro Bastonit në dispozicion ia ka lehtësuar shumë punën trajnerit që në prapavijë mund t’i besojë treshes së zakonshme Shkriniar-De Vraj-Bastoni.
I vetmi lajm negativ vjen nga mesfusha, aty ku Matias Vesino nuk do të jetë i gatshëm për shkak të një problemi muskulor që me shumë mundësi do ta detyrojë të humbasë edhe Kaljarin.
Por një situatë e tillë nuk është shqetësuese për zikaltrit pasi uruguaiani është në fund të hierarkisë së repartit, një repart ku titullarë pritet të shohim Barelën, Brozoviçin e Çalhanoglunë, të shoqëruar në krahë nga Perisiç në të majtë e Dumfris në të djathtë.
I vetmi dyshim që ka pasur gjatë këtyre ditëve tekniku ishte emri që do të shoqëronte Lautaron në repartin ofensiv, që në fund rezulton të jetë ai i Xhekos.
Jo më kot boshnjaku pushoi në ndeshjen e fundjavës ndaj Empolit, pasi Interi do të mbështetet tek eksperienca e 36-vjeçarit ditën e sotme.
Arena e Lajmit
