
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka folur për mediat pas tryezës së deputetëve demokratë. Bardhi u shpreh se deputetët nuk u dakordësuan për një rezolutë të përbashkët me Partinë Socialiste për Kosovën.
Në lidhje me përjashtimin e tij dhe i deputetëve të tjerë për 10 ditë nga Kuvendi, Bardhi tha se sa herë që kryeministri Edi Rama vjen në Parlament, përjashton disa deputetë të opozitës.
“Sa herë që Rama vjen në Parlament, përjashton disa deputetë të opozitës. Kjo për ti dhënë zemër. Sado deputetë të përjashtojë Rama duhet të përballet me opozitën. Ky është një vendim politik, nuk është vendim bazuar në rregulloren. Ka një urdhër të Ramës për të përjashtuar deputetët e opozitës dhe kjo është zbatuar nga socialistët. Është vendim i Ramës. Unë jam i sigurt që grupi parlamentar i PD do të mbajë qëndrim për çështjen e Kosovës.”, u shpreh Bardhi.
Sakaq u ndal te përjashtimi i nga Kryesisë së PD-së, nga Lulzim Basha, ku u shpreh se Basha kërkon të zhvendosë vëmendjen për 2 katet e kullës që ka marrë.
“Një e qeshur dhe merreni pak më me të qeshur katet jo serioze të kolegut Lulzim Basha. Do të zhvendosë vëmendjen e kam thënë dhe dje. Nëse ky vendim e ndihmon që dy katet e kullës ti mbajë në xhep të marrë vendime të tilla çdo ditë. Dy akte janë aty, letrat janë aty, shqiptarët po verifikojnë dhe po shohin dita ditës se kush ishte në aleancë me kullat. Duke qenë se nuk i doli, mendon se po bën aleancën e të përjashtuarve. Edhe këtu do dalë blof se Basha është përjashtuar me vendim të shumicës.”, tha Bardhi.
()
and then