
Detaje të reja ka dalë në lidhje me ngjarjen e ndodhur këtë të premte në burgun e Peqinit, ku Sokol Mjacaj qëlloi me armë zjarri ndaj dy të dënuarve të tjerë Indrit Shaqja dhe Arben Lleshi.
Ka dyshime se ka të bëjë me një atentat të porositur nga jashtë, ndërsa Arben Lleshi dyshohet se ishte shënjestra e Sokol Mjacajt. Ky i fundit dyshohet se e ka siguruar armën nga një dron.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm nga Prokuroria e Elbasanit dhe po punojnë për të zbardhur ngjarjen.
and then