VIDEO/ Dortmund shtyn sërish takimin me fitoren, vetëm barazim ndaj Augsburg

Dortmund shtyn sërish takimin me fitoren (Nuk triumfon prej 4 ndeshjesh), teksa sot nuk shoi më shumë se një barazim 1-1 me Augsburg. Një top i gjatë i ardhur nga mbrojtja u shfrytëzua në maksimum nga Demirovic. Lojtari boshnjak, pasi la mbrapa një lojtar kundërshtar, me një goditje tokazi mposhti Kobel.

Verdhezinjtë u u përpoqën që të reagojnë dhe ia dolën mjaft mirë. Disa pasime të bukura të skuadrës së Terzic u finalizuan me gol të bukur nga Malen, 10 minuta nga fundi i pjesës së parë. Me këtë rezultat përfundoi fraksioni i parë, ndërsa në të dytën, loja u bë mjaft e luftuar nga të dyja palët.

Gjithsesi, pavarësisht rasteve, asnjëra nga ekipet nuk gjetën dot golin e triumfit. Në ndeshjet e tjera të drekës, Bochum triumfoi pastër 3-0 në shtëpi ndaj Union Berlin, Ëolsfburg kaloi 0-1 Darmstadt.

 

(J.S/)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×