Napoli i Walter Mazzarrit merr 3 pikë të arta në shtëpi ndaj Cagliarit, duke u ngjitur në tabelë. Fitorja 2-1 i dërgon ata në vendin e katërt me 27 pikë. Kampionët e Italisë dominuan në pjesën e parë, por pa mundur dot të konkretizojnë. Pas shumë vuajtjesh, vendasit festuan në minutë ne 69-të, pas golit të Osimhen. Barazimi zgjati pak, mysafirët dërguan shifrat në 1-1 me Pavolettin, 3 minuta më pas.
Sulmuesi i Napolit, Osimhen, dhuroi një top të bukur për Kvaran, me gjeorgjianin që nuk fali para portës, në minutën e 75-të. Serie A ka ende për të thënë për sonte, pasi në mbrëmje është planifikuar të luhet Torino-Empoli. Sfida luhet në Stadio Olimpico di Torino (Turin) dhe gjykohet nga Marinelli.
(J.S/)