SPAK i kufizon komunikimin Berishës/ Sula: Kërkesë e tepruar, drejtimi i PD nga shtëpia, i vështirë

SPAK i kufizon komunikimin Berishës/ Sula: Kërkesë e tepruar,

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka komentuar kërkesën e SPAK për arrestin në shtëpi të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai u shpreh se kjo kërkesë e SPAK është e tepruar, duke iu referuar udhëzimit për ndalimin e komunikimit të Berishës me personat jashtë familjes.

Sipas tij Berisha është në të drejtën e vetë personale për të ushtruar aktivitetin politik për sa kohë nuk ka një vendim të formës së prerë, por do ta ketë të vështirë drejtimin me kufizimet e kërkuara ndaj tij.

“Kërkesa e SPAK është e tepruar, duke marrë parasysh që nuk i lejohet komunikimi me personat jashtë familjes. Berisha është në të drejtën e vetë personale për të ushtruar aktivitetin politik për sa kohë nuk ka një vendim të formës së prerë.

Nuk i di mjetet që do të përdorë Berisha për të patur komunikim me PD-në. Duhet të jemi të sinqertë, me kufizimet që ka është shumë e vështirë për të drejtuar partinë nga shtëpia nën arrest.

SPAK për mua është një institucion për t’u vlerësuar dhe që duhet inkurajuar, por s’mund të kem iluzione për të thënë se ka përmbushur detyrën plotësisht për të luftuar korrupsionin në nivelet më të larta.”, tha Sula.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×