“Jetojnë në haur bagëtish!”, Tedi Blushi nxjerr pamjet e trishta të familjes së varfër: A e shohin satelitët e Ramës si do të festohet Viti i Ri në Goskovë?

“Jetojnë në haur bagëtish!”, Tedi Blushi nxjerr

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka publikuar në rrjetin e tij social ‘Facebook’ historinë e një familje të varfër që jeton në Goskovë të Korçës.

Ai thekson se kjo familje jeton në një haur bagëtish 11 minuta larg qendrës së Korçës. Ndërkohë mes ironisë, Blushi pyet nëse e shohin satelitët e Ramës si do të festohet Viti i Ri në Goskovë.

REAGIMI I BLUSHIT:

Vladimir Kajremani dhe familja e tij jetojnë prej vitesh në një haur bagëtish 11 minuta larg qendrës së zbukuruar të Korçës.
Të braktisur prej vitesh nga Qeveria dhe Bashkia, të papunë, pa asistencë dhe ndihma ekonomike, jetojnë në mjerim të plotë në Shqipërinë 3D që mburret për “rritjen ekonomike”.
Realitet i dhembshëm që flet më shumë se fjalët! Një tjetër krim i “Rilindjes” dhe “shtetit social” që po i dënon me “vdekje” të varfërit, por që pasuron edhe më shumë të kamurit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×