Tërmeti dhe paralajmërimet për cunam, ambasada shqiptare thirrje qytetarëve që jetojnë në Japoni: Ndiqni udhëzimet e autoriteteve!

Tërmeti dhe paralajmërimet për cunam, ambasada shqiptare thirrje

Ambasada Shqiptare në Japoni teksa ka njoftuar për tërmetin e fuqishëm dhe paralajmërimet për cunam, i bën thirrje qytetarëve shqiptarë që mund të jetojnë në këtë shtet që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.

Mes të tjerash ambasada lut shtetasit e saj që të njoftojnë për çdo situatë.

Postimi i Ambasadës Shqiptare

Tërmet i fortë goditi prefekturën Ishikawa. Një paralajmërim për cunami është lëshuar për prefekturat Niigata, Toyama, Ishikawa.

Lutemi ndiqni udhëzimet nga autoritetet lokale dhe lajmëroni ambasadën lidhur me gjendjen tuaj.

Mbetemi në pritje.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×