Kosova nga sot pa viza, Berisha sulmon Ramën nga ‘arresti shtëpiak’: Goditje e merituar për argatin e Vuçiçit

Kosova nga sot pa viza, Berisha sulmon Ramën nga ‘arresti

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga arresti shtëpiak, iu është bashkuar reagimeve për liberalizimin e vizave për Kosovën, e cila do të udhëtojë pa viza në zonën Shengen.

Përmes një reagimi në Facebook Berisha thekson se kjo është një arritje për t’u përshëndetur. Ndërkohë ai thotë se kjo është një goditje e merituar për atë që e cilëson si argatin e Vuçiçit.

MESAZHI I BERISHES
Një arritje për t’u përshëndetur

Të dashur miq, Iiberalizimi i vizave sot me 1 janar është një arritje e madhe plotësisht e merituar për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj. Prej vitesh Kosova ka plotësuar çdo kriter për këtë vendim realisht historik.

Por kjo është një goditje e rëndë dhe e merituar për argatin, puthadorin e Vuçiçit, që me urdhër të këtij të fundit do të bëhej i vetmi qeveritar në rajon dhe Europë që pafytyrësisht si armik i egër i qytetarëve të Kosovës dhe lirive të tyre kërcënonte e lobonte për anulimin e këtij vendimi dëshprimisht edhe pasi ky vendim ishte votuar në Parlamentin Europian.

Një urim të përzemërt për qytetarët e Kosovës për kartolinën më të bukur për vitin 2024 që morën sot nga BE. Turpi mbuloftë armikun e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës, argatin e Beogradit, shqipfolsin albanofob Edivin Kristaq Rama. Rroftë Kosova! #sb

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×