Sekretari i Jashtëm britanik vizitë në Kosovë, Basha për David Cameron: Dërgoi mesazhe paqeje dhe stabiliteti për rajonin

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetin social “X” ka reaguar pas vizitës së Sekretarit të Jashtëm britanik David Cameron në Kosovë, duke u shprehur se ky i fundit dërgoi mesazhe paqeje dhe stabiliteti për Kosovën dhe rajonin.

Ai u shpreh mirënjohës për rolin jetësor që Britania luan përkrahë NATO-s në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Basha theksoi se shqiptarët janë të privilegjuar të qëndrojnë krahë një miku dhe aleati si Mbretëria e Bashkuar.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×