Berisha u drejtohet simpatizantëve nën shi: Edi Rama nuk ka të ardhme, plaçkitja e Shqipërisë do të jetë para gjyqit të historisë (VIDEO)

Berisha u drejtohet simpatizantëve nën shi: Edi Rama nuk ka të

Prej gati një jave qindra përkrahës vijojnë të mblidhen te rrugica e banesës ku ka banesën ish-kryeministri Sali Berisha, i vënë nën masën “arrest shtëpie” nga SPAK me akuzën për korrupsion për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Berisha, si herët e kaluara u është drejtuar të pranishmëve me mikrofon nga dritarja e katit të sipërm të pallatit. Ai shprehu mirënjohej për mbështetësit që u mblodhën nën shi dhe temeperatura të ulëta dhe vijoi me akuzat ndaj Edi Ramës.

Pjesë nga fjala e Berishës

Mirëmbrëma dhe një përshëndetje vëllazërore.
Ju shpreh ju sonte mirënjohjen time më të pakufishme, nderimin tim më të madh.
Sonte në shi, në kushte të vështira ju dëshmuat se nuk ka asnjë pengesë para jush, në kthesën tuaj, në një betejë pa kthim kundër të keqes së madhe që po rrënon çdo ditë qenien e kombit dhe që quhet, Edi Rama dhe regjimi i tij.
Miqtë e mi!
Në rast se mendojmë se çfarë është shpresa, ajo është rrezja që shpon çdo errësirë, çdo tunel dhe që jep dritë udhës që duhet të ndjekim.
Në të vërtetë, shpresa sot jeni ju, me qëndresën tuaj, të cilët keni vendosur të përballeni me diktaturën. Jeni të vendosur që të qëndroni si opozitarë të pamposhtur, të mbroni liritë, të drejtat më themelore, dinjiteti njerëzor, nga narkoshteti i Edi Ramës që po rrënon çdo ditë Shqipërinë e shqiptarët.
Dy vjet më parë me instinktin tuaj të lirisë, në ndjesinë më fisnike të njeriut, të dinjitetit të tij, kur e patë se opozita me program po tradhtohej, se Shqipëria po dënohej me një opozitë aleate të Edi Ramës, u ngritët fuqishëm në kushtet më të jashtëzakonshme dhe i thatë jo, prerjes në besë të idealeve demokratike të shqiptarëve.
I thatë jo, presionit, shantazheve të mafies së Xhorxh Sorosit dhe mafies ndërkombëtare. I thatë jo përpjekjes për një Shqipëri pa opozitë dhe rithemeluat opozitën e kombit shqiptar, e cila bëri gjithçka për të dalë në shesh, për të lënë mënjanjë çdo mashtrim dhe gënjeshtër dhe ju tha shqiptarëve të vërtetën, se sot për vullnetin, votën, dinjitetin tuaj, ju keni një armik po kaq të egër sa në diktaturën më të zezë të të shkuarës komuniste.
Dhe ky armik është Edi Rama.

Ju dolët në shesh të vendosur për të përmbysur murin e korrupsionit, të krimit të organizuar, për të hapur në këtë mënyrë me betejën tuaj epike, dyert e shqiptarëve për votën e lirë.
Ky reagim, kjo vendosmëri, kjo kthesë epike që morët ju, tronditi, tmerroi tiraninë, tmerroi bajlozët e krimit, regjimin e drogës, bandave, dhe vjedhjeve, dhe u hodh në sulm total kundër opozitës.
Me një akt të pashembullt mohoi çdo të drejtë deputetëve në parlament.
Edi Rama nuk mund të pranonte hetimin sepse ka firmën e tij të zezë në vjedhjen e shekullit. Është ai që përdori procedurë antiligjore për të vjedhur, qindra milionë dhe për t’i përcjellë në kontot offshore.
Është ai, që përdori të gjithë pushtetin e tij për ti imponuar shkeljen e çdo ligji dhe rregulli me firmën e tij.
Është ai që në vjedhjen e dytë të shekullit që kalonte nga studio më studio televizive, me një gërshërë dhe pincë të thyer, mashtronte si halabak shqiptarët; se ja me çfarë operoheshit ju.
E bënte këtë vetëm e vetëm, sepse e dinte që prapa mashtrimit të tij do të siguronte nga taksat tuaja, djersa juaj, qindra e qindra milionë euro të reja.
Edi Rama u tmerrua sepse opozita u ngrit dhëmbë për dhëmbë me të, kundër aferës së portit të Durrësit, parajsës së tij dhe të trafikantëve të drogës, duke u vjedhur shqiptarëve më së paku një truall që shkon miliarda Euro.
Edi Rama u tërbua, kaloi në aksion brutal kundër opozitës, sepse opozita denoncoi një e nga një të gjitha vjedhjet e thjeshtrës së tij me pushtetin e njerkut të artë.
Opozita u tregoi shqiptarëve se morali i tyre është vetëm një; vjedhja dhe vetëm vjedhja juaj.
Atëherë Edi Rama vendosi të kalojë në masa ekstreme, të akuzojë Sali Berishën për korrupsion sepse dhëndri i tij ka marrë 410 metër tokë të trashëguar nga familja, mes 1 miliardë e 577 milionë e 400 mijë metra katrorë që morën mbi 510 mijë shqiptarë.
Edi Rama kërkon të mbrohet me dhunim të të drejtave, me mashtrime, trillime, por ne jemi këtu. Ne jemi këtu për t’i thënë nga kjo rrugë, se Edi Rama nuk ke të ardhme, se vjedhjet, plaçkitja e Shqipërisë, e votës së lirë, se pushteti yt mbi krimin, drogën, do të jetë shumë shpejt para gjyqit të historisë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×