Po tentonin të vendosnin në punë makinerinë, plagoset një inxhinier dhe punëtori në Elbasan

Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë kësaj të hëne në një nga uzinat e Kurum International në ish kombinatin Metalugjik të Elbasanit.

Burime jo zyrtare konfirmuan se gjatë provave të instalimit të një makinerie ka ndodhur një aksident i rëndë. Për pasojë një inxhinier dhe një punëtor kanë mbetur të plagosur.

Ata janë transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe më pas për një trajtim më të specializuar në një spital privat.

Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mos njohjes së procesit teknologjik të makinerisë që inxhinieri dhe një punëtor po tentonin ta vinin në punë. Ndërkohë policia e Elbasanit ka dokumentuar ngjarjen e cila po hetohet nga Prokuroria.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×