Basha takon kryetarin e Lidhjes Demokratike të Malit të Zi nw KiE: Sfidat e sigurisë e bëjnë përherë e më të rëndësishëm bashkëpunimin mes shqiptarëve në rajon

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Malit të Zi, Nikollë Camaj në KiE.

Ka qenë vetë Basha që ka bërë publik lajmin, përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ku shprehet se sfidat e sigurisë e bëjnë përherë e më të rëndësishëm bashkëpunimin mes shqiptarëve në rajon.

“Kënaqësi të takoja Nikollë Camajn, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Malit të Zi në Strasburg në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Sfidat e sigurisë, zhvillimit dhe integrimit e bëjnë përherë e më të rëndësishëm bashkëpunimin mes shqiptarëve në rajon.”, shkruan Basha.

()

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×