Mahomes fiton Super Bowl, feston edhe bashkëshortja e tij Brittany

Patrick Mahomes u konfirmua si ylli i Super Bowl, pasardhësi i denjë i Tom Brady. Qendërmbrojtësi i Kansas City Chiefs udhëhoqi ekipin e tij drejt titullit, duke fituar çmimin edhe çmimin si më i miri.

Një rezultat që ai mundi ta festonte në shoqërinë e bashkëshortes së tij Brittany, e pranishme në Allegiant Stadium me fëmijët e tyre. Brittany Lynne Mahomes është gjithashtu e lidhur me sportin jo vetëm se është e martuar me yllin amerikan.

151908625 99867995 8484 4854 8b7c 20c4a7a45bd9

Ajo është një bashkëpronare themeluese e Kansas City Current, një skuadër në Ligën Kombëtare të Futbollit të Femrave të divizionit të lartë amerikan.

4
4

Në finalen e Super Bowl luajtur në Las Vegas, Brittany ishte edhe në shoqërinë e këngëtares së famshme Taylor Swift, teksa të dyja bënë tifo për Kansas City në përballjen ndaj San Francisco-s. 28-vjeçarja Brittany Mahomes dhe bashkëshorti i saj shihen si një nga çiftet e famshme më solidë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

1

()

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×