I përfshirë në baste sportive, Tonali e pëson sërish, Federata Angleze e Futbollit padit mesfushorin

Probleme të reja në horizont për Sandro Tonalin. Pasi u skualifikua për 8 muaj nga aktivitetet futbollistike për shkak së përfshirjes në baste sportive, së fundmi Federata Angleze e Futbollit ka njoftuar me anë të një deklarate se ka paditur mesfushorin e Newcastle për vendosjen e 50 basteve sportive gjatë periudhë që luante në Angli, duke thyer kështu qartë rregulloren.

“Mesfushori i Newcastle United, Sandro Tonali pretendohet se ka shkelur rregullin E8 të federatës, duke vendosur baste në ndeshjet e futbollit midis 12 gushtit 2023 dhe 12 tetor 2023. Sandro Tonali ka afat deri më 5 prill 2024 për t’u përgjigjur.” – Shkruan Federata.

 

 

(J.S/)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×