“Pabarazia e votës, vjedhje në tavolinë”, Vasili: Nevojitet sistem i drejtë zgjedhor, t’i shkojmë deri në fund…

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, në një intervistë me Skype në rubrikën Çështja e ditës nga Klevin Muka në News24, deklaroi se opozita do i shkojë deri në fund të vërtetave.

Vasili theksoi se pabarazia e votës është vjedhje në tavolinë. Sipas tij, duhet që Shqipëria të implementojë një sistem të drejtë zgjedhor.

“Ne si opozitë do i shkojmë deri në fund të vërtetave. Kjo është arsyeja se përse janë ngritur Komisionet Hetimore. Qeveria ka dështuar totalisht dhe duhet të kthehemi e të vendosim në vend padrejtësi të mëdha.

Pabarazia e votës është vjedhje në tavolinë. Kjo duhet rregulluar. Parlamenti duhet të marrë vendime të drejta, që të mbyllet kapitulli i zgjedhjeve të vjedhura. Duhet të kemi një sistem zgjedhor të drejtë”, deklaroi Vasili.

(Arena e Lajmit) 

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×