Zjarr në fshatin Sadovicë të Beratit/ Digjen 5 rrënjë ullinj dhe rreth 500m2 bimësi, me shkurre e ferra

Një zjarr ka rënë në fshatin Sadovicë, në Njësinë Administrative Sinjë në Berat.

Gazetarja Eneida petova raporton për Blaknawb se zjarri është shkaktuar nga pakujdesia e vetë fermerëve, të cilët ishin duke pastruar parcelat me ullinj, teksa kanë djegur mbeturinat.

Papritur zjarri u ka dalë nga kontrrolli dhe ata kanë njoftuar zjarrëfikësit. Pas njoftimit të marrë, drejt zonës janë nisur 7 punonjës zjarrëfikës, 2 mjete zjarrëfikëse dhe efektivë të Policisë së Shtetit.

Flakët e zjarrit janë lokalizuar shpejt, duke shmangur përhapjen e mëtejshme drejt parcelave me ullinj të zonës dhe në një kohë të shkurtër është bërë i mundur fikja e plotë e zjarrit.

Si pasojë e zjarrit janë djegur 5 rrënjë ullinj dhe rreth 500m2 bimësi, me shkurre e ferra.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×