Çuçi kërkon që t’i hiqet fjala Bardhit: S’ka interpelancë për shpifje me Ramën, s’jemi në pazar këtu!

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi i kërkoi kryeparlamentares Lindita Nikolla që t’i hiqte fjalën Bardhit.

Ai tha se nuk interpelancë me Ramën sa i takon shpifjeve.

“Nuk mund të vazhdohet kështu. Të vijojmë me rendin e ditës. Kështu nuk jemi as në pazar, as te studio e Fevziut. Nuk mund ta anashkalojmë interpelancën. E thamë dhe është e qartë. Mos i lini më hapësirën për të folur. Kërkohet interpelancë vetëm për çështje që janë veprimtari të kryeministrit dhe jo interpelancë për shpifje.”, tha ai.

()

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×