75-vjetori i NATO-s, ambasada e SHBA: Aleanca me 32 vende mbron më shumë se 1 miliard njerëz

Ambasada e SHBA në Tiranë ka përkujtuar 75-vjetorin e krijimit të NATO-s, Aleancës më të fuqishme politiko-ushtarake në planet.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada e SHBA kujton se Aleanca Veri Atlantike ka sot 32 vende anëtare dhe se mbron më shumë se 1 miliard njerëz.

Postimi

Sot shënojmë 75 vite nga themelimi i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO). Më 4 prill 1949, Traktati i Atlantikut të Veriut (i njohur si Traktati i Uashingtonit) krijoi themelin e NATO-s me 12 anëtarë themelues. Për 75 vjet, Karta e NATO-s ka shërbyer si një mburojë kundër agresionit dhe ka sjellë stabilitet, paqe dhe siguri më të madhe në botë. Tani me 32 vende të forta, NATO mbron më shumë se një miliard njerëz. Ne jemi një komunitet aleatësh i bashkuar nga vlerat e përbashkëta të demokracisë, lirisë individuale, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×