“Janë 3 çështje që e lidhin Ilir Metën me SPAK”, gazetari zbulon detaje: Janë marrë në pyetje ish-zyrtarë të partisë së tij

Gazetari Eni Ferhati, i ftuar në studion e “Open” në News24 ka zbuluar detaje lidhur me hetimet që po kryhen nga SPAK për ish-Presidentin Ilir Meta.

Ai u shpreh se janë 3 çështje që e lidhin Metën në SPAK dhe ato janë çështja e CEZ-DIA, ajo e lobimit të ish-LSI-së për të cilën janë marrë në pyetje disa ish-nënkryetarë të partisë, por edhe një çështje për hetimin pasuror ndaj Monika Kryemadhit.

“Janë 3 çështje që e lidhin Ilir Metën, është CEZ-DIA, është lobimi i LSI-së ku janë pyetur disa ish-nënkryetarë të partisë së zotit Meta. Është edhe çështja e hetimit pasuror ndaj zonjës Kryemadhi për disa shpenzime që ajo ka pasur dhe është denoncuar. CEZ-DIA ka më shumë se dy vite hetime në SPAK dhe duke pasur një kohë kaq të gjatë duhet t’i jepet një zgjidhje”, u shpreh ai.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×