“Kudo të të prekësh ty, para nxjerr”, Berisha- Spiropalit: Burri jot i jep tenderat vëllait tënd (Video)

Sali Berisha3

Pas fjalës së Spiropalit, Berisha ka kërkuar sërish fjalën në Kuvend.
Sipas tij Spiropali u pasurua gjatë kohës që drejtonte Doganat, teksa akuzoi edhe bashkëshortin e saj.

“Ndrikull Spiropali është tituli i një postimi, pas çdo fjale ka një vjedhje. Ndrikull 5 milionëshja ëhstë favoze me bashkëshortin e saj, Salarjonin, e cila ia jepte tenderat vëllait të saj që të shtoheshin milionat.

Zonja që u pasurua aq shumë në dogana saqë kudo ta prekësh para nxjerr, burrin e çoi nga ujësjellësi në tenderat e KESH. Edhe aty përsëri Salarjoni, pra në qoftë se ka një burrë dhe një grua që kanë lumturuar njeri tjetrin me para publike janë Spiropali- Toto.

Yt shoq i jep tenderin vëllait tënd. Nuk ka vjedhje më të madhe ditën për diell si kjo. Do të ta them edhe tenderin”, tha Berisha.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×