Hetimi i dosjes CEZ-DIA/ Gazetari: U hetua një herë nga Prokuroria, SPAK po pyet të njëjtët dëshmitarë. Nëse ndryshojnë dëshmi për Metën, atëherë…

Duke komentuar deklaratat e forta të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gazetari Romir Saraçi i ftuar në “Open” në News 24, tha se dosja CEZ-DIA është hetuar një herë dhe se të njëjtët dëshmitar po pyeten sërish, të cilat nëse ndryshojnë dëshmi duhen të ndiqen penalisht.

“Për dosjen CEZ-DIA, të gjithë janë marrë në pyetje nga Prokuroria e Tiranës. Kastriot Ismailaj, juristë të CEZ dhe kompania avokatore që ka mbrojtur çështjen në arbitrazh, kanë mohuar përfshirë edhe Këshillin e Ministrave të Edi Ramës, kanë mohuar përfshirjen e Ilir Metës në dosjen CEZ-DIA dhe sot kemi të njëjtët dëshmitarë që mund të dëshmojnë kundër Ilir Metës. Janë të njëjtët persona.

Nëse këta persona kanë ndryshuar dëshminë e tyre, paralel me Ilir Metën akuzë duhet të ketë edhe për këta persona për dëshmi të rreme. A po flasim për shkuarjen e Dumanit në burgun e Fierit. Kastriot Ismailaj ka mohuar kategorikisht lidhjen me Ilir Metën. Nëse Dumani ka bërë takime në burgun e Fierit, duhet marrë edhe i pandehur sepse nuk është prokuror i çështjes. CEZ-DIA është hetuar një herë.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×