VIDEO/ Bayern nuk fal, fitore e thellë në fushën e Union Berlin

Pavarësisht se zbriti nga froni i kampionit të Gjermanisë, Bayern Munchen nuk fal, teksa sot pasdite, fitoi pastër 1-5 në fushën e Union Berlin.

Goretzka dhe Kane mbyllën llogaritë e ndeshjes që në pjesën e parë, ndërsa Muller thelloi shifrat në fillimin e pjesës së dytë. Në të 62-tën, “tundi rrjetën”  edhe Tel, sakaq Muller kompletoi dopietën 4 minuta më pas.

Të besuarit e Tomas Tuchel numërojnë 3 fitore dhe 2 humbje në 5 ndeshjet e fundit. Union Berlin ka provuar vetëm një herë shijen e triumfit në 5 sfidat e fundit, ndërsa ka pësuar disfatë 3 herë dhe ka marrë një barazim.

 

 

(J.S/)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×