“Benzi” fluturoi jashtë rruge, duke vrarë 50-vjeçarin dhe përfundoi në lavazh, dalin pamjet e momentit të aksidentit. Në pranga adoleshenti

Një ditë pas aksidentit tragjik në zonën e ish-Kënetës në Durrës ku humbi jetën drejtuesi i një biçiklete, policia ka vënë në pranga shkaktarin, një 17-vjeçar.

Nga pamjet e siguruara nga Arena e Lajmit, shihet momenti kur automjeti tip “Mercedez Benz”, fluturon me shpejtësi duke kapërcyer barrierat anësore të rrugës, e më pas përplas një automjet, drejtuesin e biçikletës, plagos drejtuesin e një motori dhe përfundon në një lavazh.

Me shpejtësi skëterrë, mjeti bën parakalim të gabuar. 17-vjeçari i mitur pa patentë tashmë është vënë në pranga. Pas ngjarjes, i riu u largua nga vendi i ngjarjes.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook