Largimi i Zhegrovës nga loja, trajneri i Lille bën “Mea Culpa”: Zgjedhje e gabuar

Lille u mund me përmbysje 3-4 nga Lyon, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin francez. Trajneri i Lille, Fonseca i habiti të gjithë me veprimin e tij, teksa aktivizoi Zhegrovën në minutën e 25-të dhe e zëvendësoi në të 75-tën. Pas sfidës, tekniku pranoi se ka gabuar.

“Ekipit i ra dëshira për të sulmuar pas avantazhit 2-0. Për këtë arsye, futa në lojë një lojtar me aftësi mbrojtëse.Në pjesën e dytë skuadra nuk donte të luante. Kështu që kishim nevojë për lojtarë që mbroheshin dhe Edoni nuk është ai lloj lojtari. Tani, më duhet ta them që nuk ishte zgjedhja e duhur” – Tha Fonseca.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×